1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • Simboli i islamit në Gjermani

    Xhamitë në Gjermani

    Simboli i islamit në Gjermani

    Në një traditë që nisi në vitin 1997, xhamitë në të gjithë Gjermaninë hapën dyert e tyre më datën 3 tetor, një ditë e hapur që përkon me Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Dita e Xhamive të Hapura zhvillohet edhe pse politikanët gjermanë ende nuk pajtohen me idenë se feja islame i përket Gjermanisë.

  • Xhamia e Duisburgut

    Xhamitë në Gjermani

    Xhamia e Duisburgut

    Pas gjashtë vitesh debati dhe planifikimi, të ndjekura më pas nga tre vite ndërtimi, xhamia e Merkezit i hapi dyert e saj në Duisburg në vitin 2008. Shoqata turko-islame për çështjet fetare (DITIB) financoi pjesën më të madhe të projektit, siç ka bërë dhe për pjesën më të madhe të xhamive të ndërtuara rishtas në Gjermani. Shoqata punon për t´i kthyer xhamitë në vendet e dialogut ndërfetar.

  • Stili otoman

    Xhamitë në Gjermani

    Stili otoman

    Rreth 1200 njerëz mund të mblidhen nën kupolën klasike të xhamisë osmane. Bodrumi i ndërtesës përmban një librari dhe 1000 metër katrorë hapësirë për aktivitete të veçanta.

  • Bashkëjetesa fetare

    Xhamitë në Gjermani

    Bashkëjetesa fetare

    Feja nuk është një çështje private. Edhe politikanët konservatorë gjermanë e besojnë këtë, prandaj ata u kanë bërë thirrje myslimanëve që të ndërtojnë xhami. Në shtetin jugor gjerman të Bavarisë ka me qindra vende të adhurimit mysliman të vendosura në lagjet e katolikëve. Kanuni i xhamisë Sultan Süleyman në qytetin bavarez të Neu-Ulm u përfundua në vitin 2006.

  • Xhamia Sehitlik në komunitetin turk të Berlinit

    Xhamitë në Gjermani

    Xhamia Sehitlik në komunitetin turk të Berlinit

    Në Berlin ndodhen rreth 80 xhami dhe dhoma faljeje. Shumë prej tyre gjenden me vështirësi. Ato janë të vogla dhe të vendosura prapa oborreve të ndërtesave. Xhamia Sehitlik u ngrit në distriktin Tempelhof, në zonën e varrezës së vjetër turke të Evropës Qendrore. Dy minaret e xhamisë janë mbi 30 metër të larta.

  • Estetikë orientale

    Xhamitë në Gjermani

    Estetikë orientale

    Arkitekti turk Hilmi Senalp projektoi xhaminë Sehitlik, e cila është e dyta për nga madhësia në Gjermani, me një hapësirë për 1500 persona dhe një kupolë qendrore mbresëlënëse. Ajo është në stilin otoman, me një kaligrafi të pasur, pllaka të gdhendura me dorë dhe e mbrojtur nga ligjet e trashëgimisë. Kjo xhami i jep kryeqytetit gjerman një grimë arome orientale.

  • Xhamia Omar

    Xhamitë në Gjermani

    Xhamia Omar

    Distrikti berlinez i Kreuzberg-ut u kthye në shtëpinë e qendrës "Maschari" dhe xhaminë e saj Omar, në vitin 2010. Përveç katër minareve, shtëpia e adhurimit duket disi si një bllok zyrash. Pas fasadës modeste është një dhomë faljeje me një galeri dy-katëshe që ka hapësira për më shumë se 1 mijë njerëz.

  • Xhami dhe qendër shërbimesh

    Xhamitë në Gjermani

    Xhami dhe qendër shërbimesh

    Xhamia e Omar Ibn Al Khattab u ndërtua nga një komunitet relativisht i vogël libanez. Kompleksi përfshin dhoma banketi, një kopsht fëmijësh dhe një shkollë Kurani, dhe gjithashtu dyqane, kafene dhe një supermarket.

  • Xhamia Khadija

    Xhamitë në Gjermani

    Xhamia Khadija

    Rreth 8% e 3.5 milionë njerëzve që jetojnë në Berlin janë nga familje që vijnë nga vendet myslimane. Xhamia e Khadijas, e sektit mysliman Ahmadiyya ishte shtëpia e parë e adhurimit mysliman e hapur në ish- Berlinin Lindor, në vitin 2008. Në atë kohë pati disa protesta gjatë ndërtimit të saj, me demonstrues që debatonin se nuk kishte myslimanë që jetonin në distriktin Pankow.

  • Xhamia qendrore në Këln

    Xhamitë në Gjermani

    Xhamia qendrore në Këln

    Pati gjithashtu protesta të mëdha gjatë planifikimit të xhamisë së re të Këlnit. Ndërtimi nisi në nëntor të vitit 2009. Përmasat e ndërtesës dhe pamja e saj ndeshi në kundërshti mes njerëzve dhe politikanëve të Këlnit. Një mosmarrëveshje mes DITIB dhe arkitektit Paul Böhm bëri që hapja e xhamisë të shtyhej deri në vitin 2013.

  • Xhamia Al Muhajirin

    Xhamitë në Gjermani

    Xhamia Al Muhajirin

    Projektuesit në qytetin gjerman perëndimor të Bonit thanë se xhamia Al Muhajirin do të përfundonte së ndërtuari nga fundi i vitit 2012. Ish-kryeqyteti gjerman aktualisht krenohet me një total prej 9 xhamish.

  • Skena islamike

    Xhamitë në Gjermani

    Skena islamike

    Mes komuniteteve myslimane pa paragjykime, të cilat mbështesin integrimin në shoqërinë gjermane, ka gjithashtu edhe disa grupime radikale. Xhamia salafiste Al Muhsinin në Bon ka qenë nën vëzhgim për një kohë të gjatë nga agjencitë e sigurimit gjerman. Është një ndër 30 xhamitë që janë të dyshuara se bëjnë pjesë në një rrjet islamik.

  • Vend takimi për xhihadistët?

    Xhamitë në Gjermani

    Vend takimi për xhihadistët?

    Edhe xhamitë e vogla dhe modeste në zona banimi, si për shembull xhamia Falah në Frankfurt, ishin mes atyre që agjencitë e sigurimit bastisën verën e kaluar me dyshimin se ishin të përfshira në terrorizëm.


    Autor: Sabine Peschel/Elona Elezi | Redaktor: Lindita Arapi

  • Çmimi Nobel i Paqes 2012 i jepet BE-së

    Të vlerësuar në emër të paqes

    Çmimi Nobel i Paqes 2012 i jepet BE-së

    Bashkimi Evropian vlerësohet si model i bashkëpunimit paqësor të shteteve. BE ka ndihmuar në forcimin e paqes dhe demokracisë në Evropë. Thorbjörn Jagland, kryetari i komitetit pesë antëarësh të Çmimit Nobel, dhe Geir Lundestad, drejtor i Institutit Nobel, prej disa vitesh kanë mbështetur propozimin për vlerësimin e BE-së me këtë çmim.

  • 2011 nderohen tri mbrojtëse të të drejtave civile

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2011 nderohen tri mbrojtëse të të drejtave civile

    Për angazhimin e tyre të palodhur për të drejtat e gruas dhe luftën paqësore për demokraci e tolerancë në vendet e tyre në vitin 2011 u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes tri gra (nga e majta në të djathtë): aktivistja liberiane e paqes Leymah Gbowee, luftëtarja jemenite për demokracinë Tawakkul Karman dhe presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf.

  • 2010 Liu Xiaobo

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2010 Liu Xiaobo

    Shkrimtari kinez Liu Xiaobo mori në vitin 2010 Çmimin Nobel për Paqen. Disidenti dhe bashkëiniciuesi i "Kartës 08" aktualisht vuan dënimin me 11 vjet burg për bindjet e tij politike. Komiteti i Çmimit Nobel e nderoi Xiaobonë për "luftën e tij të gjatë, paqësore për të drejtat themelore të njeriut në Kinë".

  • 2009 Barack Obama

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2009 Barack Obama

    Në dhjetor të vitit 2009 Barack Obama mori gjatë një vizite të shkurtër në Oslo Çmimin Nobel për Paqen. Shumë kritikë ishin të një mendje, se presidenti amerikan e mori shumë herët dhe paraprakisht nderimin e papritur. Vërtet ai kishte paraqitur konceptin e tij për një botë pa armë bërthamore, por ende nuk kishte vënë asgjë në jetë.

  • 2007 Al Gore

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2007 Al Gore

    Dr. Rajendra K. Pachauri, si kryetar i Këshillit Botëror për Klimën dhe Al Gore u nderuan në vitin 2007 për luftën e tyre në mbrojtje të klimës. Çmimi u dha veçanërisht në shenjë nderimi për përpjekjet e tyre për të ndërgjegjësuar opinionin për ndryshimet që njerëzit shkaktojnë në klimë. Ish zëvendëspresidenti amerikan bëri përgjegjës për dështimet në mbrojtjen e klimës SHBA-në dhe Kinën.

  • 2006 Muhammad Yunus

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2006 Muhammad Yunus

    "Bankieri i të varfërve", Muhammad Yunus dhe banka e themeluar prej tij Grameen Bank, përfaqësuar nga Taslima Begum, u nderuan në vitin 2006 me Nobelin për Paqen. Yunus e mori çmimin për idenë e tij "Social Business". Banka e tij u jep hua miliona njerëzve të varfër në Bangladesh, të cilët mund të ngrenë kështu një aktivitet të pavarur.

  • 2004 Wangari Maathai

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2004 Wangari Maathai

    Muta Maathai ishte gruaja e parë afrikane, që u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Profesorja dhe shkencëtarja keniane e mori çmimin për kontributin e saj për zhvillimin afatgjatë, demokracinë dhe paqen, të dhënë me lëvizjen e themeluar prej saj në vitin 1977, "Green Belt Movement": si luftëtare për të drejtat e grave dhe për një natyrë të pacënuar.

  • 2003 Shirin Ebadi

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2003 Shirin Ebadi

    Juristja iraniane, Shirin Ebadi ishte gruaja e parë myslimane dhe iraniania e parë, që u nderua "për merita të veçanta në punën për paqe": për angazhimin e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, në veçanti të drejtat e grave dhe fëmijëve. Ajo nuk mbante shaminë e kokës gjatë dorëzimit të çmimit Nobel duke dhënë kështu një sinjal.

  • 2001 Kombet e Bashkuara dhe Kofi Annan

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2001 Kombet e Bashkuara dhe Kofi Annan

    Një çmim të ndarë dha Komiteti norvegjez i Çmimit Nobel nëntë vjet më parë. U nderua sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan dhe institucioni i Kombeve të Bashkuara, përfaqësuar nga presidenti në detyrë i Asamblesë së Përgjithshme, ministri i Jashtëm koreanojugor Han Seung-soo.

  • 2011 Tawakkul Karman

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2011 Tawakkul Karman

    Gjatë një demonstrate në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, në qershor 2011. Demonstruesit kërkojnë prej muajsh dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh. Në kushte tejet të vështira Tawakkul Karman ka luajtuar para dhe gjatë "Pranverës Arabe" një rol udhëheqës në luftën për të drejtat e grave si dhe për demokraci dhe paqe në Jemen, argumentoi zgjedhjen e tij komiteti i çmimit Nobel.

  • 1997 Jody Williams

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1997 Jody Williams

    Bashkë me gjashtë OJQ Jody Williams inicioi në vitin 1992 fushatën e saj për ndalimin e minave tokësore. Pesë vjet më vonë, aktivistja amerikane për të drejtat e njeriut e arriti synimin e saj: një traktat ndërkombëtar i miratuar në vitin 1997 dënon përdorimin e minave anti-person. Në të njëjtin vit ajo dhe fushata e saj u nderuan në Oslo.

  • 1996 Belo, Ramos-Horta

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1996 Belo, Ramos-Horta

    Mbajtës të Çmimit Nobel në vitin 1996 ishin ipeshkvi Filipe Ximenes Belo dhe aktivisti Jose Ramos-Horta. Të dy për vite me radhë ishin përpjekur për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Timorin Lindor. Pas 24 vjetësh nën administrimin indonezian ish-kolonia portugeze shpalli pavarësinë në vitin 2002. Ramos-Horta është sot president i Republikës Demokratike Timor-Leste.

  • 1994 Arafat, Peres, Rabin

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1994 Arafat, Peres, Rabin

    Në vitin 1993, presidenti i palestinezëve Jaser Arafat në emër të OÇP-së negocioi me Izraelin bisedime, që rezultuan në njohjen reciproke. Një vit më vonë ai mori për këtë Çmimin Nobel së bashku me Shimon Peresin dhe Jitzhak Rabinin. Përpjekjet e tyre për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Afërt mbetën si përfundim të pasuksesshme.

  • 1993 Mandela, de Klerk

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1993 Mandela, de Klerk

    Si president, Frederik de Klerk luajti rol të rëndësishëm në shpërbërjen e apartejdit në Afrikën e Jugut. Nelson Mandela, drejtues i partisë së ndaluar Kongresi Kombëtar Afrikan kishte vuajtur një dënim 27 vjet në burg. Në 1993 ata u nderuan me Çmimin Nobel për kontributin e tyre në dhënien fund apartejdit në Afrikën e Jugut.

  • 1991 Aung San Suu Kyi

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1991 Aung San Suu Kyi

    Që prej fundit të viteve 1980 ajo lufton me mjete paqësore për demokratizimin e atdheut të saj Birmanisë. Në 1991 Aung San Suu Kyi u nderua me Nobelin e Paqes për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut. Çmimi iu dorëzua djemve të saj. Vetë politikania ndodhej në burg në Mianmar.

  • 1990 Gorbaçov

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1990 Gorbaçov

    Ai drejtoi fundin e Bashkimit Sovjetik komunist dhe mundësoi me politikën e tij të shtensionimit rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin gjerman. Në vitin 1990 Mihail Gorbaçov u nderua për këtë me Çmimin Nobel për Paqe. Për shkak të situatës së rëndë në politikën e brendshme në Bashkimin Sovjetik presidenti nuk shkoi vetë në Oslo. Çmimi iu dorëzua një përfaqësuesi.

  • 1989 Dalai Lama

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1989 Dalai Lama

    Kur Tendzin Gyatsho, Dalai Lama i 14-të, mori Çmimin Nobel në vitin 1989, Komiteti i çmimeve nuk dha argumentim të veçantë. Atë vit në Kinë ishte shtypur lëvizja për demokraci.

  • 1986 Elie Wiesel

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1986 Elie Wiesel

    Shkrimtari amerikan dhe i mbijetuari i Holokaustit Elie Wiesel u nderua në vitin 1986 me Çmimin Nobel për Paqe: për funksionin e tij si shembull në luftën kundër dhunës, shtypjes dhe racizmiz. Djali i tij, Elisha Wiesel e shoqëroi në ceremoninë e dorëzimit të çmimit.

  • 1984 Desmond Tutu

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1984 Desmond Tutu

    Afrikanojugori me ngjyrë, ipeshkvi Desmond Tutu u nderua për rolin e tij si udhëheqës dhe përfaqësues i unitetit i lëvizjes për zgjidhjen e problemeve të Apartjedit në Afrikën e Jugut. Me publikimet e tij dhe udhëtimet jashtë vendit ia kishte dalë mbanë të zgjonte interesin e popullsisë së globit për situatën në politikën e brendshme të Afrikës së Jugut.

  • 1983 Leh Valesa

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1983 Leh Valesa

    Kur Leh Valesa mori Çmimin Nobel për Paqe, ai dërgoi në Oslo djalin e tij Bogdan dhe gruan Danuta, për ta marrë në dorëzim. Ish-udhëheqësi i sindikatës Solidarnosh në dhjetor të vitit 1983 ishte në arrest shtëpie dhe e ndoqi ceremoninë në radio me valë të shkurtra, së bashku me priftin Hernryk Jankowski dhe zëdhënësin e Solidarnoshit Adam Kinaszewski.

  • 1979 Nënë Tereza

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1979 Nënë Tereza

    Edhe për nderimin e "Ëngjëllit të të varfërve", Nënë Terezën (Gonxhe Bojaxhiu), Komiteti i Çmimit Nobel nuk dha shpjegim të veçantë. Puna e saj humanitare për të varfërit në Kalkutë e kishte bërë murgeshën shqiptare të lindur në Shkup të njohur në gjithë botën.

  • 1978 Begin dhe Sadat

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1978 Begin dhe Sadat

    "Camp David" u kthye në sinonim të shpresës. Atje me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Jimmy Carter, në vitin 1978 u negociua një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Egjiptit, e cila u nderua me Çmimin Nobel. Kryeministri izraelit, Menahem Begin e mori në dorëzim çmimin. Presidenti egjiptian Anvar Sadat u përfaqësua nga Sajed Ahmed Marei.

  • 1973 Kissinger, Duc Tho

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1973 Kissinger, Duc Tho

    Më 27 janar 1973 u nënshkrua në Paris armëpushimi mes SHBA-së dhe Vietnamit të Veriut. Për meritat e tyre për një zgjidhje paqësore në Vietnam u nderuan me Nobelin për Paqe dy kryenegociatorët Henry Kissinger dhe Le Duc Tho. Kissinger e mori në dorëzim në Londër çmimin. Le Duc Tho nuk u prezantua për dorëzimin e çmimin dhe e refuzoi atë.

  • 1971 Willy Brandt

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1971 Willy Brandt

    Willy Brand ishte gjermani i parë pas Luftës së Dytë Botërore, që merrte Çmimin Nobel për Paqen. Atëherë Komiteti nuk dha një argumentim të veçantë, por ish-kancelari i Republikës Federale u nderua për politikën e tij të Lindjes, të karakterizuar nga shtensionimi dhe ekuilibri me shtetet evropianolindore.

    Realizimi: Sabine Peschel / Eliana Xhani
    Redaktoi:Matthias von Hein / Auron Dodi