1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bukuritë e Kimgaut

  • Xherdan Shaqiri

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Xherdan Shaqiri

    Për nëntë milionë euro erdhi zvicerani me origjinë shqiptare nga FC Bayerni. 20 vjeçari mund të luajë në mesfushë kudo - i tërhequr, në sulm ose edhe në krah. Në rast nevoje madje edhe si mbrojtës krahu.

  • Granit Xhaka

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Granit Xhaka

    Po nga FC Basel kaloi në Bundesliga edhe kolegu i Shaqirit, Granit Xhaka. Borussia Mönchengladbach mund të gëzohet për fitimin e një mesfushori të talentuar, i cili mund të kontrollojë lojën. 8,5 milionë euro kushtoi ai.

  • Javier Martinez?

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Javier Martinez?

    Zyrtarisht nuk është konfirmuar kalimi i spanjollit 23 vjeçar nga Athletic Bilbao tek FC Bayern. Por nëse kampioni i botës dhe i Evropës do të kalojë me të vërtetë për 40 milionë eurot e kërkuara në Mynih, kjo do të ishte blerja më e shtrenjtë në Bundesliga.

  • Alvaro Dominguez

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Alvaro Dominguez

    Qendërmbrojtjen e Gladbachut do ta përforcojë spanjolli Alvaro Dominguez.
    I ardhuri për shtatë milionë euro nga Atletico Madrid bën pjesë në rrethin e zgjeruar të Kombëtares spanjolle dhe do të zëvendësojë Danten.

  • Luuk de Jong

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Luuk de Jong

    Edhe më shumë se Xhaka dhe Dominguezi i kushtoi Borussias Luuk de Jongu. Golshënuesi hollandez dhe lojtari i Kampionatit Evropian të Futbollit kushtoi dymbëdhjetë milionë euro - blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.

  • Bas Dost

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Bas Dost

    Shtatë gola më shumë se De Jongu, saktësisht 32, shënoi golshënuesi i ri i Wolfsburgut, Bas Dost në kampionatin hollandez që sapo përfundoi. Dosti vjen nga SC Heerenveen dhe ka kushtuar shtatë milionë euro.

  • Theodor Gebre Selassie

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Theodor Gebre Selassie

    Përshtypje të mirë la në Kampionatin Evropian të Futbollit Theodor Gebre Selassie, bir i një çekeje dhe i një etiopiani. Kaq e mirë qe përshtypja sa Werder Bremeni e bleu mbrojtësin e krahut për 1,8 milionë euro nga Slovan Liberec-i.

  • Eljero Elia

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Eljero Elia

    Te Werderi do të luajë edhe hollandezi Eljero Elia. Ish-hamburgasi kthehet nga Juventus Turini në Bundesliga dhe i gjithë Bremeni shpreson se 5,5 milionë eurot janë investim me vend për këtë tip të vështirë.

  • Marcos Antonio

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Marcos Antonio

    Marcos Antonion mund ta quash gjithçka tjetër, por jo sportist të vështirë. Mbrojtësi brazilian i qendrës kaloi nga Rapid Bukuresht tek 1.FC Nürnberg dhe madje u bë atje shef i mbrojtjes. Transferimi i tij ia vlen të përmendet, sepse u bë pa paguar dëmshpërblim.

  • Felipe

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Felipe

    Një mbrojtës tjetër brazilian i qendrës do të luajë në të ardhmen për Hannover-in në Bundesliga. Felipe luajti bindshëm në Ligën Evropiane. I angazhuar nga Standard Lüttich-i ai shënoi në eleminatoren e çerekfinaleve katër herë kundër saksonëve të poshtëm.

  • Andrej Woronin

    Profesionistë të rinj të huaj në Bundesliga

    Andrej Woronin

    Një fytyrë e njohur rikthehet në Liga. Ukrainasi Andrej Woronin do të mbajë në sezonin e ardhshëm kostumin e ekipit në ngjitje Fortuna Düsseldorf.


    Autor: Sten-Ziemons / Dodi | Redaktor: E. Xhani