1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

  • Suksesi vazhdon

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Suksesi vazhdon

    Edhe pse në një kohë krize, Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës, IFA 2012, në Berlin, ruan ende reputacionin si panairi më i rëndësishëm i llojit të tij. (31 Gusht-5 Shtator) Në edicionin e tij të 52-të, IFA 2012, ka tërhequr shumë vizitorë. Si gjithmonë ata kanë mundur të shohin pajisjet që së shpejti do të mund t’i blejnë në dyqane.

  • Më i madh, më i hollë, më i zgjuar

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Më i madh, më i hollë, më i zgjuar

    Moda për të patur një televizor më të madh dhe më të mirë, ka pushtuar edhe panairin. Në Berlin është prezantuar një prototip ekrani i quajtur mamuth, qe ka një gjerësi prej 228 centimetrash. Prodhuesit gjermanë të markës Loewe, synojnë të pushtojnë tregun me këtë televizor të tekonologjisë së lartë.

  • Televizori inteligjent

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Televizori inteligjent

    Lufta mes televizionit dhe internetit është duke u zhvilluar prej vitesh në Gjermani. Në shtëpitë gjermane ‘Smart TV’ (televizorët inteligjentë) përdoren shumë pak edhe pse kanë një lidhje Interneti. Me shumë aplikacione të reja prodhuesit kërkojnë që ky lloj televizori të pushtojë tregun.

  • Touchscreen me përmasa gjigande

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Touchscreen me përmasa gjigande

    Zhvillimet e fundit në teknologjinë e smart phone-s dhe ekraneve të kompjuterave tregohen në ekrane të mëdha. Ky është një ekran i markës Sharp 178 cm dhe kontrollohet nga prekja dhe gjestet.

  • Një premierë për Samsung-un

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Një premierë për Samsung-un

    Në të kaluarën celularët dhe smart phone-ët pajiseshin edhe me kamera për fotografi, por Samsung-u po përpiqet të hedhë një hap tjetër tashmë. Kompania koerane ka krijuar një kamera që lidhet shumë shpejt me sistemin e operimit Android. "Galaxy Camera" tashmë është gjysmë aparat fotografik dhe gjysmë smart phone.

  • Nga laptop-i tek ultrabook-u

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Nga laptop-i tek ultrabook-u

    Çfarë është e vogël dhe e ndritshme, ka një performancë të mirë, mban gjatë bateri, është e pajisur me procesorin Intel dhe mund të mund kthehet në një sukses? Përgjigja është ultrabook-u. Toshiba ka paraqitur prototipin e saj me përmasa 21:9 dhe me sistem operimi Windows 8.

  • E ardhmja dëgjon të shkuarën

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    E ardhmja dëgjon të shkuarën

    E rikthyer në vitin 2009, marka italiane Brionvega ka ndërtuar një radio me pamje klasike, por me funksione moderne. Modeli kryesor është RR226 ose "radiofonograf". Ky është një model për blerës me shije pak ekstravagante dhe është punuar më së shumti me dorë. Çdo pajisje e tij është unike dhe me vlera.

  • Kritika për elektro-shtëpiaket

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Kritika për elektro-shtëpiaket

    Për vite të tëra kursimi i energjisë dhe ujit ka qenë prioritet në zhvillimin e pajisjeve elektro-shtëpiake. Ndihma Mjedisore Gjermane (DUH), ka kritikuar disa kompani për disa produkte të tyre që nuk bëjnë kursimin e duhur dhe janë në kundërshtim me ligjet Gjermane dhe ato Europiane për mbrojtjen e mjedisit. Por për shumë vizitorë të IFA-s një gjë e tillë nuk ka shumë rëndësi.

  • Kuzhinat moderne tërheqin vizitorët e uritur

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Kuzhinat moderne tërheqin vizitorët e uritur

    Pajisjet për kuzhina tërheqin gjithmonë numrin më të madh të vizitorëve. Zona është e ndarë në kuzhina të vogla, ku shefat e kuzhinës gatuajnë në prani të vizitorëve, por në të njëjtën kohë prezantojnë edhe pajisjet e reja. Mesazhi i tyre: të gatuash në një kuzhinë moderne është kënaqësi.

  • Një robot i vogël

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Një robot i vogël

    Me pajisjen e duhur, punët e shtëpisë mund të bëhen me shumë qejf. Këtë vit shumë kompani në IFA janë duke prezantuar fshesat e korentit me vakum. Kompania gjermane Kärcher, një nga më të mëdhatë në pajisjet e pastrimit, e ka quajtur pajisjen e saj "RoboCleaner" dhe thotë se mund të pastrojë shumë lloje dyshemesh.

  • Të heqësh mjekrën në panair!

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Të heqësh mjekrën në panair!

    Disa vizitorë mund të marrin shërbimet e pajisjeve vetëm pas përfundimit të panairit, por kompania Philips kishte vendosur t’u shërbente vizitorëve edhe gjatë panairit. Kompania elektronike hollandeze i’u dha mundësinë vizitorëve të rruheshin me një nga makinat e saj rruajtëse të prodhuar së fundmi.

  • Simboli i IFA-s

    Impresione nga Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës

    Simboli i IFA-s

    Çdo natë pasi mbyllet panairi kulla e radios ndriçohet në ngjyrën karakteristike të IFA-s, ngjyrë e kuqe. Kulla konsiderohet si një simbol i panairit më të vjetër industrial në Gjermani. Ajo që nisi modestisht në vitin 1924 si një prezantim radiosh sot është vendi ku mblidhen prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisijeve elektronike.


    Autor: Manfred Böhm | Redaktor: Amarildo Topi