1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
DW Sprachkurse Deutsch warum nicht Brandingbanner Deutsche Welle, Sprachkurse/Bildungsprogramme, (c) DW Auslandsmarketing 2012, Benutzung nur für Deutschkurse!

Deutsch – warum nicht?

Pjesa 1

Ahen, Hotel Evropa. Këtu punon Andrea, për të financuar studimin e gazetarisë. Puna e tij bëhet vërtet interesante, kur zhduket papritur nga dhoma 10 muzikanti i famshëm. Elemente të rëndësishëm gramatikore: zgjedhimi i foljeve, përemrat, pyetje të thjeshta, rasa kallëzore.

Pjesa 2

Andrea ka shumë punë. Ai duhet të kujdeset për klientët në hotel, të gjejë një dhomë për prindërit e tij dhe të bëjë një intervistë me Karlin e Madh. Veç kësaj, prindërit do të mësojnë se kush është Eksa dhe si e ka njohur Andrea atë. Elemente të rëndësishme gramatikore: foljet gjysmëndihmëse (modale), koha e kryer, rasa dhanore.

Pjesa 3

Andrea vazhdon të punojë në Ahen, por dr. Tyrmani ka një punë për gazetarin e ardhshëm. Një qytet më i madh dhe më ngacmues e pret Andrean: Berlini. Elemente të rëndësishme gramatikore: imperfekti (e pakryera), pjesët e varura të fjalive, lakimi i mbiemrave.

Pjesa 4

Andrea i ka përfunduar studimet dhe tani është i gatshëm që të nisë mbledhjen e materialeve për artikullin e tij të parë. Puna e çon atë (dhe natyrisht edhe Eksën misterioze) në Gjermaninë Lindore. Elemente të rëndësishme gramatikore: Forma pësore e foljeve (Passiv), pjesët e varura të fjalive, foljet vetvetore, mënyra lidhore (Konjunktiv).

Deutsch – warum nicht?

Kursi Deutsch – warum nicht? tregon në katër pjesë historinë e studentit të gazetarisë Andrea dhe të shoqërueses së tij të padukshme Eksa. Shoqërojini të dy në aventurat që përjetojnë dhe mësojeni si duke luajtur gjuhën gjermane! Çdo pjesë ofron 26 mësime me dialogë, ushtrime dhe skeda dëgjimi (audio) për t’i shkarkuar në kompjuterin tuaj. E veçantë e këtij kursi është shpjegimi i gramatikës gjermane në gjuhën shqipe. Krahas kësaj, përshtatësi dhe përkthyesi i kursit në gjuhën shqipe, Auron Dodi ka integruar në gramatikën në libër si dhe në pjesën për dëgjim, sa herë ka qenë e mundur, edhe veçori gramatikore të shqipes.  Kursi u përgjigjet shkallëve A1 deri B1 të Kornizës Evropiane të Referencës; ai u drejtohet fillestarëve dhe të përparuarve. Deutsch – warum nicht? është një bashkëprodhim i  Deutsche Welle-s dhe Institutit Gëte.