1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekologji në Ballkan

Bosnjë- Hercegovinë:Rrymë elektrike e pastër

Penalitet për azilkërkuesit romë nga Maqedonia

  • Muzeumi Open-Air

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Muzeumi Open-Air

    Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me një identitet të ri maqedonas, restaurimin e monumentit të Titos në Kroaci, debatet mbi mauzoleun e diktatorit në Shqipëri, apo me muzeun open-air të statujave të vjetra komuniste në Hungari (në foto), komportimi ndaj monumenteve në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore nxjerr në pah qendrimin që mbajnë këto shoqëri ndaj së shkuarës.

  • Piramida e Enver Hoxhës

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Piramida e Enver Hoxhës

    Hoxha ishte një ndër sundimtarët më të ngurtë të bllokut lindor. Ai e udhëhoqi Shqipërinë drejt izolimit. Pas vdekjes së tij në vitin 1985 pasuesit ndërtuan në nderim të tij një piramidë 22 metra të lartë në Tiranë. Ky monument po rrënohet. Qeveria do ta shembë atë për ndërtimin e selisë së re të parlamentit. Mijëra shqiptarë kanë protestuar kundër, ndër to edhe viktimat e regjimit të Hoxhës.

  • Na ishin dy miq

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Na ishin dy miq

    Ky monument në Prishtinë u ndërtua në vitin 1961 në nderim të malazezit Boro Vukmiroviç dhe shqiptarit, Ramiz Sadiku. Ata ishin ndër heronjtë më të respektuar të luftës antifashiste në ish-Jugosllavi. Në 1943 ata u vranë nga ushtarët italianë. Qysh nga 1999 busti i Ramizit qendron i vetmuar. Sllavit Boro iu desh të largohet arbitrarisht prej mikut të tij – bustin e tij e hoqën.

  • Bashkim e vëllazërim

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Bashkim e vëllazërim

    Bashkimin e vëllazërimin mes shqiptarëve dhe serbëve duhej të simbolizonte ky monument në Prishtinë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në 1999 persona të panjohur donin ta hidhin atë në erë. Aksioni dështoi. Studentët më vonë i lyen figurat me ngjyrat e vendeve perëndimore, që mbështetën pavarësinë e Kosovës. Autoritetet e Prishtinës duan ta heqin këtë monument, për të ndërtuar një garazh nën tokë.

  • Heronjtë e rinj të vjetër

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Heronjtë e rinj të vjetër

    Shumë ndër rreth 3.000 monumentet e periudhës së komunizmit janë shkatërruar edhe në Maqedoni. Disa statuja në Bitola dhe në Veles nacionaslistët „i hodhën“ në lumenjtë që kalojnë atje. Autoritetet maqedonase nuk kujdesen për rindërtimin e tyre. Në vend të kësaj vitet e fundit po mbështetet ndërtimi në mënyrë masive i monumente të reja pompoze për nder të heronjve antikë.

  • Trashëgimia e Çausheskut

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Trashëgimia e Çausheskut

    Bukureshti, sheshi i lirisë me pallatin monstruoz të Çausheskut: Tani është në modë dhe me raste festash njerëzit të mblidhen përpara këtij blloku betoni. Kush është në gjendje të mirë ekonomike madje parakalon në shesh me limuzinat e gjata. Në Rumaninë e sotme të rinjtë kanë një qendrim indiferent ndaj trashëgimisë së diktaturës së zymtë, ankohen historianët rumunë.

  • Vend pelegrinazhi për Jugo nostalgjikët

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Vend pelegrinazhi për Jugo nostalgjikët

    Monumenti i Titos në vendlindjen e tij Kumrovec u shkatërrua në 2004. Persona të panjohur asokohe e hodhën në erë skulpturën e Antun Augustincicit. Në Kroacinë e re Tito është i diskutueshëm. Por monumenti shumë shpejt u restaurua. Sot Kumrovec është sërish një vend pelegrinazhi për të ashtuquajturit Jugo- nostalgjikët. Ata mblidhen çdo vit këtu më 25 maj, në ditën zyrtare të lindjes së Titos.

  • Arkitekturë monumentale

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Arkitekturë monumentale

    Monumenti në Petrova Gora është një shembull që tërheq vëmendjen për arkitekturën monumentale në Jugosllavinë socialiste. Në Luftën e Dytë Botërore këtu ndodhej shtabi i përgjithshëm i partizanëve. Nën pushtimin serb në vitet 90-të ky kompleks u dëmtua dhe pllakat e çmuara metalike u hoqën. Rrënimi i monumentit vazhdoi edhe pas rimarrjes së territorit prej kroatëve.

  • Luftime të shoqëruara me mite

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Luftime të shoqëruara me mite

    Monumenti Tjentiste në lumin Sutjeska (Bosnje-Herzegovinë) të kujton luftën plot mite mes partizanëve dhe trupave gjermano-italine në Luftën e Dytë Botërore. Ky kompleks u ndërtua në vitin 1973 në nderim të të gjithë të rënëve në luftën kundër fashizmit. Në fillim të viteve 90-të monumenti rrezikohej të shembej. Sot pas restaurimit ai duket më mirë se asnjëherë tjetër.

  • „Një simbol i regjimit“

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    „Një simbol i regjimit“

    Jo kaq fat pati monumenti në Makljen në Bosnje. Ai u ndërtua në vitin 1978 në kujtim të luftës gjithashtu plot mite kundër trupave fashiste përgjatë lumit Neretva. Në vitin 2000 monumenti „në rrethana të paqarta“ u shkatërrua tërësisht. Arsyeja e shkatërrimit ishte megjithatë e njohur: Makljen është „një simbol i regjimit komunist“, thonë kundërshtarët e monumentit.

  • Qeveri e re, emër i ri

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Qeveri e re, emër i ri

    Pothuajse sa herë janë ndryshuar qeveritë aq shpesh janë ndryshuar edhe emrat e rrugëve në Serbi. Tabelat në Beograd (në foto) flasin vet. Këtu paraqiten emrat e të njëjtave rrugë në 140 vjetët e fundit. Emrin e sotëm Svetogorska kjo rrugë e ka pasur dy herë në të kaluarën.

  • Ushtarë të trishtuar

    Monumentet dhe qendrimi ndaj së kaluarës

    Ushtarë të trishtuar

    Monumenti në parkun e miqësisë bullgaro-sovjetike në qytetin Varna u ndërtua në vitin 1978. Ai ngrihet 110 metra mbi qytet dhe është monumenti më i madh në metropolin që shtrihet në detin e Zi. Sot ky monument të duket si rrënojë e të kaluarës së afërt dhe është dëshmi për marrëzinë e pafre të ish-komunistëve në Bullgari. Shumë bullgarë do të preferonin që ky monument të mos ekzistonte.


    Autor: Srecko Matic / Jerko Bakotin | Redaktor: R.Schwartz / V.Filaj-Ballvora