1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • ... jam optimist.

    Kur mendoj për Europën...

    ... jam optimist.

    Victor Manuel Urquiza Uriba (22 vjeç), nga Granada, Spanjë: "Spanja vuan nga kriza e euros, por me kohë mendoj se do të gjendet zgjidhja. Kemi nevojë për më shumë Europë. Besoj, se me më shumë vende, Europa do të ishte më e fortë."

  • ... shoh shumë mundësira.

    Kur mendoj për Europën...

    ... shoh shumë mundësira.

    Kristine Baumgartner (20 vjeçe), nga Linzi, Austri, studente e shkencave ekonomike: "Besoj se duhet të rigjenerohemi njëherë, pastaj të pranojmë anëtarë të rinj në Bashkimin Europian. Kemi përgjegjësi edhe për ta. As ata, as ne nuk jemi gati. Shpresoj që kështu të ndodhë të ardhmen. "

  • ... bëhet fjalë për kulturën.

    Kur mendoj për Europën...

    ... bëhet fjalë për kulturën.

    Maxim Kwartalniy (18 vjeç), nga Minsku, Bjellorusi, student i informatikës: "Udha jonë për në Europë do të jetë e gjatë. Në vendin tim ka ende probleme. Por ne mund t'ia dalim, dhe duhet të përpiqemi për këtë. Pas dhjetë vitesh, ne mund t'i jemi afruar më shumë Europës nga ana kulturore, por nga ana politike, kjo kohë nuk nuk ka për të mjaftuar."

  • ... shoh një familje të madhe.

    Kur mendoj për Europën...

    ... shoh një familje të madhe.

    Elisa Ristoja, (20 vjeçe), nga Rovaniemi, Finlandë studente: "Të jesh europian, do të thotë të jesh i hapur ndaj të tjerëve. Si një familje - tingëllon si stereotip -, por megjithatë. Është ca e vështirë me kaq shumë vende, por natyrisht unë dua që të gjithë të angazhohen. Po qe se kjo funksionon, atëherë do të jetë fantastike."

  • ...më bien ndër mend të mirat.

    Kur mendoj për Europën...

    ...më bien ndër mend të mirat.

    Nemanja Dokovic (21 vjeç), nga Kragujevci, Serbi, student: "BE- ja ka më shumë avantazhe se disavantazhe. Kriza ka për të ndikuar vetëm për një kohë të shkurtër. Sa më shumë vende të anëtarësohen në fund, aq më mirë ka për të qenë. Po, unë jam optimist."

  • ... nuk dua të dëgjoj krizë.

    Kur mendoj për Europën...

    ... nuk dua të dëgjoj krizë.

    Maria Nika (19 vjeçe), nga Athina, studente e ekonomikut: "Grekët duan ndihmë. Që ata mendojnë sikur Europa u do të keqen, dhe se të gjithë i urrejnë, është sajesë e mediave. Shpresoj që Greqia edhe pas dhjetë vjetësh të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe që gjendja të jetë më e mirë. Pallavrat për krizën nuk i duroj dot më."

  • ... shoh rritje.

    Kur mendoj për Europën...

    ... shoh rritje.

    Guzel Navikova (20 vjeçe) nga Kasani, Rusi, studente e degës së gjermanishtes: "Pas dhjetë vjetësh, Bashkimi Europian do të jetë i stabilizuar dhe nuk do të ketë më krizë. Jo vetëm Kroacia do të jetë anëtare e BE-së, por edhe disa vende të tjera."


    Autor: Bernd Rieget | Redaktor: Lindita Arapi