Çfarë ka ndryshuar në dhjetë vjet qysh pas 11 shtatorit 2011? Ndonëse në vështrim të parë nuk duket të ketë shumë ndryshim, në realitet shumë gjëra kanë ndryshuar.
Lufta kundër terrorizmit islamist nxiti BE-në për bashkëpunim në sektorin e sigurisë politike, por edhe për rritjen e kontrollit ndaj qytetarëve të vet. Një i ngarkuar për luftën kundër terrorizmit koordinon aktivitetin.
Lufta në Irak në 2003 konsiderohet si një nga pasojat kryesore të sulmeve terroriste të 9/11. Një irakian kujton, se si euforia e fillimit për rëzimin e Sadam Huseinit u zëvendësua nga tmerri prej kaosit dhe dhunës.
Ndryshe nga të tjerët, më 11 shtator 2011, polici Glen Klein vrapoi në drejtim të kullave të World Trade Center në Nju Jork. Që atëherë jeta e tij ndryshoi kryekëput.
Në Intervistë për Deutsche Welle-n, John McLaughlin, ish-drejtori ekzekutiv i CIA-s flet mbi detajet e hetimeve për kapjen e Osama bin Ladenit. Ai flet gjithashtu për polemikat e vazhdueshme për ngjarjet në Tora Bora.
Pas revolucionit Jasmin islamistët në Tunizi po fitojnë epërsi të re. Zyrtarisht ata nuk duan të kenë të bëjnë me Al Kaida-n. Megjithatë ata ngjallin shqetësim.
Kur ndodhën sulmet e 11 shtatorit Urbach-u ishte ushtar në një kezermë gjermane. Më vonë ai shkoi të shërbente në Hindukush duke vënë jetën në rrezik.
Të paktë janë ata që mishërojnë pasojat e 11 shtatorit ndaj Afganistanit, aq sa Fahim Dashty. Ai është i njohur për angazhimin e tij kundër talebanëve dhe për lirinë e shtypit.