Keni probleme me degën, me Numerus Clausus apo tarifat? - Nga A-Z për fillestarët
Nuk e di ku janë bankat, sigurimet, si të gjesh shtëpi? Kliko për ndihmë!
Gjermania si vend studimesh është në lëvizje. Diplomat e reja "bachelor" dhe "master" ofrojnë një hyrje të shpejtë në jetën profesionale. Në universitetet e elitës mbështetet puna shkencore në nivel të lartë.
Më shpejt, më fort dhe në mënyrë më të strukturuar. Edhe Gjermania ka futur në sistemin e studimeve ato Bachelor dhe Master. Në këtë mënyrë zëvendësohen diplomat dhe magjistër-at.
Deri te marrja e doktoraturës mund të jetë një rrugë e gjatë. Diplomat Bachelor dhe Master u ndihmojnë të jenë më të shpejtë edhe atyre, që duan të bëjnë karrierë shkencore.
Gati të gjitha shkollat e larta në Gjermani ofrojnë studime me drejtim ndërkombëtar Bachelor dhe Master. Mësimi bëhet shpesh në gjuhën angleze.
Kush synon shkollë të lartë me praktikë profesionale, e gjen veten në shkollën e lartë profesionale. Ato quhen në anglisht “Universities of Applied Sciences".
Shkollat e larta të artit dhe muzikës përgatisin studentët për profesione që lidhen me botën e artit. Nuk ka garanci për profesionin, ndërkohë që talenti kërkohet që në fillim të studimeve.
Në Gjermani ekzistojnë 40 shkolla të larta që mbahen nga kishat dhe ofrojnë degë studimore që njihen nga shteti. Ato janë interesante jo vetëm për shkollimin e priftërinjve.
"Institute për formimin e mësuesve" quheshin dikur Akademitë prusjane të pedagogjisë. Më vonë ato u quajtën Shkolla të larta pedagogjike. Sot ajo janë nuk ekzistojnë më në shumë lande.
Universitetet gjermane strukturohen mbi parimin "Njësim i hulumtimit dhe mësimit". Ato janë qendra mësimore për studentët por edhe laboratorë studimi shkencor prej nga dalin edhe laureatë të Çmimit Nobel.
Për çfarë është AStA, ku gjej ndihmë në rast nevoje, dhe si funksionojnë pikët e kredisë?
Në Gjermani ato janë të shumëllojshme. Shkollat e larta ofrojnë 13 000 degë studimesh
Për diplomat e huaja në Gjermani
Përkundër shkollës së lartë profesionale, universiteti ofron një studim me profil më shkencor. Kush e synon këtë rrugë duhet ta provojë aty fatin e tij.
Nga 400 shkollat e larta në Gjermani një e katërta janë private. Por jo secila nga 800 shkollat private ofron atë, që premton në broshurat promovuese.
Universiteti Ruprecht-Karl në Hajdelberg, Georg August në Gëtingen, Albert-Ludwigs në Frajburg, Ludwig-Maximilian në Mynih, Universiteti i Lirë i Berlinit, ai teknik i Ahenit, Teknologjik i Karlsruhes dhe ai i Konstancës