1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • Fundi i mallkimit

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Fundi i mallkimit

    Olé! Spanjës iu desh që të priste 44 vjet që prej fitores së Kampionatit Evropian në vitin 1964 për një titull të ri. Në vitin 2008 në Austri dhe Zvicër u zgjidh nyja: 1:0 në finale kundër Gjermanisë. Dy vite më vonë spanjollët triumfuan edhe në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.

  • Njëmbëdhjetëshja legjendare gjermane

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Njëmbëdhjetëshja legjendare gjermane

    Shumë ekspertë e konsiderojnë fituesen e Kampionatit Evropian në vitin 1972 si kombëtaren më të mirë gjermane të të gjitha kohërave. Beckenbauer, Netzer, Müller dhe të tjerët mposhtën Rusinë në finalen e luajtur në Bruksel me rezultat 3:0.

  • Lart mbi portë

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Lart mbi portë

    Gjithashtu në vitin 1976 në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Jugosllavinë e atëhershme një gjerman hyri në histori. Në finale kundër Çekosllovakisë ku finalisti do të përcaktohej përmes penalltive, Uli Hoeneß (d.) gjuajti topin lart mbi portë. Antonin Panenka qëllon pastaj në portën e Sepp Maier, Çekosllovakia bëhet kampion evropian.

  • Mjeshtri i goditjeve me kokë

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Mjeshtri i goditjeve me kokë

    Përsëri në finale: për herë të tretë me radhë Gjermania u plasua në vitin 1980 në Itali në finalen e madhe të Kampionatit Evropian. Kësaj radhe ajo kishte më shumë fat se sa para katër vitesh. Në çastet e fundit të ndeshjes Horst Hrubesch qëllon me kokë në portën e kombëtares belge. Gjermania fiton kundër Belgjikës me rezultat 2:1.

  • Gala e Platinisë

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Gala e Platinisë

    Në Kampionatin Evropian 1984 që po zhvillohej në vendin e tij francezi Michel Platini kthehet në superyll të turneut. Nëntë nga gjithsej 14 gola të kombëtares franceze u shënuan nga mesfushori - deri sot rekord në Kampionatin Evropian. E njohur ndryshe si "Équipe Tricolore", kombëtarja franceze fitoi titullin duke mposhtur Spanjën në finale me rezultat 2:0.

  • Oranje boven

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Oranje boven

    Shpagim i vonuar: 14 vjet pas humbjes në finale në vitin 1974 kundër Gjermanisë në Mynih, Holanda triumfon në vendin e njëjtë. Gullit ( i dyti nga e djathta) me shokë mposhtin kombëtaren e Bashkimit Sovjetik me rezultat 2:0 në finalen e kampionatit evropian 1988.

  • „Dinamiti danez“

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    „Dinamiti danez“

    Lojtarët danezë ishin në vitin 1992 në pushim kur u ftuan të shkojnë në Suedi në Kampionatin Evropian. Jugosllavia e kualifikuar më herët nuk kishte të drejtë të merrte pjesë për shkak të konfliktit ballkanik. „Dinamiti danez“ ndezi: 2:0 në finale kundër kombëtares gjermane.

  • Goli i artë

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Goli i artë

    Oliver Bierhoff shënoi në ndeshjen finale të 1996 „Golin e artë“ të parë në historinë e Kampionatit Evropian. Me golin e shënuar në kohën shtesë përfundoi me rezultat 2:1 ndeshja kundër Çekisë. Gjermania u bë për herë të tretë kampion evropian.

  • Lamtumira e pikëlluar e Matthäus-it

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Lamtumira e pikëlluar e Matthäus-it

    Në Kampionatin Evropian 2000 në Holandë dhe Belgjikë mbrojtësi i titullit u bë me turp. Pas humbjes me rezultat 0:3 në ndeshjen e fundit për parakualifikim kundër Portugalisë Gjermania u skualifikua nga gara. Një lamtumirë e padenjë për Lothar Matthäus pas pjesëmarrjes në 150 ndeshje ndërkombëtare. Titulli u fitua nga Franca.

  • Mbreti Otto i Greqisë

    E paharrueshme: historia e Kampionatit Evropian

    Mbreti Otto i Greqisë

    Grekët e stërvitur nga gjermani Otto Rehagel ( i treti nga e majta) arritën në vitin 2004 të bëjnë sensacionin më të madh në historinë e Kampionatit Evropian: kombëtarja greke, e cila nuk ishte konsideruar fare favorite mundi në finale me 1:0 Portugalinë, që ishte organizatore e kampionatit.


    Autor: DW / Esat Ahmeti | Redaktor: Vilma Filaj-Ballvora

Rusët zbulojnë Qipron