1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • Qendra e Besimit

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Qendra e Besimit

    Meka është vendi më i shenjtë në botë për myslimanët. Sepse këtu ndodhet Qabja e cila nga myslimanët nderohet si "Shtëpia e Zotit". Ndërtesa në formë kubi ndodhet në brendësi të Xhamisë së Madhe në Mekë dhe është e mbuluar me një perde të zezë. Pelegrinët duhet t'i sillen Qabes shtatë herë.

  • Profeti Muhamed

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Profeti Muhamed

    Themeluesi i Islamit, Profeti Muhamed lindi në Mekë. Në këtë paraqitje të artistit Rashid Al-Din nga shekulli i XIV-të profeti qëndron me përfaqësuesit e fiseve arabe para Qabesë. Ai mban gurin e zi të shenjtë i cili sot ndodhet në cepin lindor të Qabesë.

  • Udhëtim i rrezikshëm

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Udhëtim i rrezikshëm

    Në shekujt e mëhershëm, pelegrinët shkonin në Mekë në karvane të mëdha. Në rrugëtimet e gjata nga Egjipti dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, besimtarët sulmoheshin shpesh.

  • Udhëtim i shpejtë

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Udhëtim i shpejtë

    Sot shumica e pelegrinëve mbërrijnë me avion në Arabinë Saudite. Nga Aeroporti Ndërkombëtar në Jeddah, pelegrinët transportohen me autobuzë për në Mekë, e cila ndodhet rreth 80 kilometra larg këtij aeroporti.

  • Qyteti i madh me tenda

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Qyteti i madh me tenda

    Mina është një luginë afër Mekës. Në Mina për çdo vit gjatë kohës së haxhit ngrihen me dhjetëra mijëra tenda. Ato shërbejnë për akomodimin e besimtarëve gjatë vizitës së tyre që zgjat disa ditë. Akomodimi dhe ushqimi i miliona pelegrinëve paraqet çdo vit një sfidë të madhe logjistike.

  • Ihrami

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Ihrami

    Para fillimit të ceremonisë së haxhit besimtarët meshkuj vishen me një rrobë të bardhë e cila përbëhet nga dy pjesë të paqepura nga pëlhura e pambukut. Kjo veshje quhet ndryshe edhe 'Ihram'. Ihram quhet edhe marrja e vendimit (nijeti) me të cilin haxhiu fillon t’i kryejë ceremonitë e haxhit.

  • Mali Arafat

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Mali Arafat

    Në fillim të Haxhit besimtarët vizitojnë malin e shenjtë Arafat, i cili ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Mekës. Këtu Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit. Pikërisht në këtë vend pelegrinët qëndrojnë dhe i luten Zotit që t'iu falë mëkatet e tyre.

  • Gjuajtja e djallit

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Gjuajtja e djallit

    Gjatë Haxhit disa herë kryhet gjuajtja simbolike me gurë e djallit. Si në Mina ashtu dhe në Mekë besimtarët gjuajnë me shtatë guralecë në drejtim të mureve të larta të cilat simbolizojnë djallin. Më parë besimtarët gjuanin gurë të mëdhenj por disa herë padashje ishin goditur njerëzit.

  • Festa e sakrificës

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Festa e sakrificës

    Një pjesë e rëndësishme e Haxhit është Festa e sakrificës (Kurban Bajrami). Përmes saj kujtohet Profeti Ibrahim (në bibël Abrahami), i cili ishte i gatshëm të sakrifkonte edhe birin e tij vetëm për të përmbushur urdhërin e Perëndisë. Ashtu si edhe në tregimin biblik në vend të njeriut theret një kafshë. Mishi pastaj u shpërndahet kryesisht atyre që kanë nevojë.

  • Rreziku nga rrëmuja

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Rreziku nga rrëmuja

    Për shkak të turmave të mëdha të besimtarëve ndodhin edhe incidente tragjike si pasojë e të cilave shpesh janë plagosur apo kanë vdekur qindra njerëz. Rasti i fundit ka ndodhur në vitin 2006 gjatë gjuajtjes së guralecëve. Si pasojë e një paniku masiv patën humbur jetën mbi 350 njerëz.

  • Bashkarisht

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    Bashkarisht

    Më shumë se dy milion e gjysmë myslimanë nga e gjithë bota kanë vizituar Mekën në vitin 2011. Rreth 20.000 mjekë dhe punonjës shëndetësorë ishin në dispozicion të besimtarëve. Mbi 100 mijë ushtarë kanë vëzhguar ceremonitë festive dhe janë përkujdesur për sigurinë e besimtarëve.

  • I vetmuar

    Haxhi - udhëtimi për në Mekë

    I vetmuar

    Për shumë myslimanë, Haxhi është ceremonia më e rëndësishme fetare e jetës së tyre. Por kaq i vetmuar si ky besimtar në malin Arafat njeriu është rrallë gjatë kohës së Haxhit.


    Autor: Rahel Gesat / Esat Ahmeti | Redaktor: E. Xhani

  • Çmimi Nobel i Paqes 2012 i jepet BE-së

    Të vlerësuar në emër të paqes

    Çmimi Nobel i Paqes 2012 i jepet BE-së

    Bashkimi Evropian vlerësohet si model i bashkëpunimit paqësor të shteteve. BE ka ndihmuar në forcimin e paqes dhe demokracisë në Evropë. Thorbjörn Jagland, kryetari i komitetit pesë antëarësh të Çmimit Nobel, dhe Geir Lundestad, drejtor i Institutit Nobel, prej disa vitesh kanë mbështetur propozimin për vlerësimin e BE-së me këtë çmim.

  • 2011 nderohen tri mbrojtëse të të drejtave civile

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2011 nderohen tri mbrojtëse të të drejtave civile

    Për angazhimin e tyre të palodhur për të drejtat e gruas dhe luftën paqësore për demokraci e tolerancë në vendet e tyre në vitin 2011 u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes tri gra (nga e majta në të djathtë): aktivistja liberiane e paqes Leymah Gbowee, luftëtarja jemenite për demokracinë Tawakkul Karman dhe presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf.

  • 2010 Liu Xiaobo

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2010 Liu Xiaobo

    Shkrimtari kinez Liu Xiaobo mori në vitin 2010 Çmimin Nobel për Paqen. Disidenti dhe bashkëiniciuesi i "Kartës 08" aktualisht vuan dënimin me 11 vjet burg për bindjet e tij politike. Komiteti i Çmimit Nobel e nderoi Xiaobonë për "luftën e tij të gjatë, paqësore për të drejtat themelore të njeriut në Kinë".

  • 2009 Barack Obama

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2009 Barack Obama

    Në dhjetor të vitit 2009 Barack Obama mori gjatë një vizite të shkurtër në Oslo Çmimin Nobel për Paqen. Shumë kritikë ishin të një mendje, se presidenti amerikan e mori shumë herët dhe paraprakisht nderimin e papritur. Vërtet ai kishte paraqitur konceptin e tij për një botë pa armë bërthamore, por ende nuk kishte vënë asgjë në jetë.

  • 2007 Al Gore

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2007 Al Gore

    Dr. Rajendra K. Pachauri, si kryetar i Këshillit Botëror për Klimën dhe Al Gore u nderuan në vitin 2007 për luftën e tyre në mbrojtje të klimës. Çmimi u dha veçanërisht në shenjë nderimi për përpjekjet e tyre për të ndërgjegjësuar opinionin për ndryshimet që njerëzit shkaktojnë në klimë. Ish zëvendëspresidenti amerikan bëri përgjegjës për dështimet në mbrojtjen e klimës SHBA-në dhe Kinën.

  • 2006 Muhammad Yunus

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2006 Muhammad Yunus

    "Bankieri i të varfërve", Muhammad Yunus dhe banka e themeluar prej tij Grameen Bank, përfaqësuar nga Taslima Begum, u nderuan në vitin 2006 me Nobelin për Paqen. Yunus e mori çmimin për idenë e tij "Social Business". Banka e tij u jep hua miliona njerëzve të varfër në Bangladesh, të cilët mund të ngrenë kështu një aktivitet të pavarur.

  • 2004 Wangari Maathai

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2004 Wangari Maathai

    Muta Maathai ishte gruaja e parë afrikane, që u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Profesorja dhe shkencëtarja keniane e mori çmimin për kontributin e saj për zhvillimin afatgjatë, demokracinë dhe paqen, të dhënë me lëvizjen e themeluar prej saj në vitin 1977, "Green Belt Movement": si luftëtare për të drejtat e grave dhe për një natyrë të pacënuar.

  • 2003 Shirin Ebadi

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2003 Shirin Ebadi

    Juristja iraniane, Shirin Ebadi ishte gruaja e parë myslimane dhe iraniania e parë, që u nderua "për merita të veçanta në punën për paqe": për angazhimin e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, në veçanti të drejtat e grave dhe fëmijëve. Ajo nuk mbante shaminë e kokës gjatë dorëzimit të çmimit Nobel duke dhënë kështu një sinjal.

  • 2001 Kombet e Bashkuara dhe Kofi Annan

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2001 Kombet e Bashkuara dhe Kofi Annan

    Një çmim të ndarë dha Komiteti norvegjez i Çmimit Nobel nëntë vjet më parë. U nderua sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan dhe institucioni i Kombeve të Bashkuara, përfaqësuar nga presidenti në detyrë i Asamblesë së Përgjithshme, ministri i Jashtëm koreanojugor Han Seung-soo.

  • 2011 Tawakkul Karman

    Të vlerësuar në emër të paqes

    2011 Tawakkul Karman

    Gjatë një demonstrate në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, në qershor 2011. Demonstruesit kërkojnë prej muajsh dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh. Në kushte tejet të vështira Tawakkul Karman ka luajtuar para dhe gjatë "Pranverës Arabe" një rol udhëheqës në luftën për të drejtat e grave si dhe për demokraci dhe paqe në Jemen, argumentoi zgjedhjen e tij komiteti i çmimit Nobel.

  • 1997 Jody Williams

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1997 Jody Williams

    Bashkë me gjashtë OJQ Jody Williams inicioi në vitin 1992 fushatën e saj për ndalimin e minave tokësore. Pesë vjet më vonë, aktivistja amerikane për të drejtat e njeriut e arriti synimin e saj: një traktat ndërkombëtar i miratuar në vitin 1997 dënon përdorimin e minave anti-person. Në të njëjtin vit ajo dhe fushata e saj u nderuan në Oslo.

  • 1996 Belo, Ramos-Horta

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1996 Belo, Ramos-Horta

    Mbajtës të Çmimit Nobel në vitin 1996 ishin ipeshkvi Filipe Ximenes Belo dhe aktivisti Jose Ramos-Horta. Të dy për vite me radhë ishin përpjekur për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Timorin Lindor. Pas 24 vjetësh nën administrimin indonezian ish-kolonia portugeze shpalli pavarësinë në vitin 2002. Ramos-Horta është sot president i Republikës Demokratike Timor-Leste.

  • 1994 Arafat, Peres, Rabin

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1994 Arafat, Peres, Rabin

    Në vitin 1993, presidenti i palestinezëve Jaser Arafat në emër të OÇP-së negocioi me Izraelin bisedime, që rezultuan në njohjen reciproke. Një vit më vonë ai mori për këtë Çmimin Nobel së bashku me Shimon Peresin dhe Jitzhak Rabinin. Përpjekjet e tyre për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Afërt mbetën si përfundim të pasuksesshme.

  • 1993 Mandela, de Klerk

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1993 Mandela, de Klerk

    Si president, Frederik de Klerk luajti rol të rëndësishëm në shpërbërjen e apartejdit në Afrikën e Jugut. Nelson Mandela, drejtues i partisë së ndaluar Kongresi Kombëtar Afrikan kishte vuajtur një dënim 27 vjet në burg. Në 1993 ata u nderuan me Çmimin Nobel për kontributin e tyre në dhënien fund apartejdit në Afrikën e Jugut.

  • 1991 Aung San Suu Kyi

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1991 Aung San Suu Kyi

    Që prej fundit të viteve 1980 ajo lufton me mjete paqësore për demokratizimin e atdheut të saj Birmanisë. Në 1991 Aung San Suu Kyi u nderua me Nobelin e Paqes për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut. Çmimi iu dorëzua djemve të saj. Vetë politikania ndodhej në burg në Mianmar.

  • 1990 Gorbaçov

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1990 Gorbaçov

    Ai drejtoi fundin e Bashkimit Sovjetik komunist dhe mundësoi me politikën e tij të shtensionimit rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin gjerman. Në vitin 1990 Mihail Gorbaçov u nderua për këtë me Çmimin Nobel për Paqe. Për shkak të situatës së rëndë në politikën e brendshme në Bashkimin Sovjetik presidenti nuk shkoi vetë në Oslo. Çmimi iu dorëzua një përfaqësuesi.

  • 1989 Dalai Lama

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1989 Dalai Lama

    Kur Tendzin Gyatsho, Dalai Lama i 14-të, mori Çmimin Nobel në vitin 1989, Komiteti i çmimeve nuk dha argumentim të veçantë. Atë vit në Kinë ishte shtypur lëvizja për demokraci.

  • 1986 Elie Wiesel

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1986 Elie Wiesel

    Shkrimtari amerikan dhe i mbijetuari i Holokaustit Elie Wiesel u nderua në vitin 1986 me Çmimin Nobel për Paqe: për funksionin e tij si shembull në luftën kundër dhunës, shtypjes dhe racizmiz. Djali i tij, Elisha Wiesel e shoqëroi në ceremoninë e dorëzimit të çmimit.

  • 1984 Desmond Tutu

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1984 Desmond Tutu

    Afrikanojugori me ngjyrë, ipeshkvi Desmond Tutu u nderua për rolin e tij si udhëheqës dhe përfaqësues i unitetit i lëvizjes për zgjidhjen e problemeve të Apartjedit në Afrikën e Jugut. Me publikimet e tij dhe udhëtimet jashtë vendit ia kishte dalë mbanë të zgjonte interesin e popullsisë së globit për situatën në politikën e brendshme të Afrikës së Jugut.

  • 1983 Leh Valesa

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1983 Leh Valesa

    Kur Leh Valesa mori Çmimin Nobel për Paqe, ai dërgoi në Oslo djalin e tij Bogdan dhe gruan Danuta, për ta marrë në dorëzim. Ish-udhëheqësi i sindikatës Solidarnosh në dhjetor të vitit 1983 ishte në arrest shtëpie dhe e ndoqi ceremoninë në radio me valë të shkurtra, së bashku me priftin Hernryk Jankowski dhe zëdhënësin e Solidarnoshit Adam Kinaszewski.

  • 1979 Nënë Tereza

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1979 Nënë Tereza

    Edhe për nderimin e "Ëngjëllit të të varfërve", Nënë Terezën (Gonxhe Bojaxhiu), Komiteti i Çmimit Nobel nuk dha shpjegim të veçantë. Puna e saj humanitare për të varfërit në Kalkutë e kishte bërë murgeshën shqiptare të lindur në Shkup të njohur në gjithë botën.

  • 1978 Begin dhe Sadat

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1978 Begin dhe Sadat

    "Camp David" u kthye në sinonim të shpresës. Atje me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Jimmy Carter, në vitin 1978 u negociua një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Egjiptit, e cila u nderua me Çmimin Nobel. Kryeministri izraelit, Menahem Begin e mori në dorëzim çmimin. Presidenti egjiptian Anvar Sadat u përfaqësua nga Sajed Ahmed Marei.

  • 1973 Kissinger, Duc Tho

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1973 Kissinger, Duc Tho

    Më 27 janar 1973 u nënshkrua në Paris armëpushimi mes SHBA-së dhe Vietnamit të Veriut. Për meritat e tyre për një zgjidhje paqësore në Vietnam u nderuan me Nobelin për Paqe dy kryenegociatorët Henry Kissinger dhe Le Duc Tho. Kissinger e mori në dorëzim në Londër çmimin. Le Duc Tho nuk u prezantua për dorëzimin e çmimin dhe e refuzoi atë.

  • 1971 Willy Brandt

    Të vlerësuar në emër të paqes

    1971 Willy Brandt

    Willy Brand ishte gjermani i parë pas Luftës së Dytë Botërore, që merrte Çmimin Nobel për Paqen. Atëherë Komiteti nuk dha një argumentim të veçantë, por ish-kancelari i Republikës Federale u nderua për politikën e tij të Lindjes, të karakterizuar nga shtensionimi dhe ekuilibri me shtetet evropianolindore.

    Realizimi: Sabine Peschel / Eliana Xhani
    Redaktoi:Matthias von Hein / Auron Dodi